Policia italiane e qytetit të Firences në bashkëpunim me policinë gjermane dhe atë shqiptare kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë, Gjermanisë e Italisë.

Në pranga kanë përfunduar 11 persona me role të ndryshme në organizatë, si transportues, tregtues, importues, posedues me qëllim shitjen e drogës, etj.

Gjatë orëve të mëvonshme pritet të bëhen publikë emrat e të arrestuarve si dhe detaje të tjera për mënyrën se si funksiononte organizata kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës.