Nëntëmbëdhjetë urdhra ndalimi të lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme e Barit janë zbatuar nga Drejtoria e Hetimit Antimafia DIA.
Masat vijnë pas rezultateve të operacionit ‘Kulmi’ i cili bëri të mundur goditjen e një organizate të fuqishme kriminale ndërkombëtare të trafikantëve të drogës që vepronin në zonën e Barit.
Miratimi për ekzekutimin e urdhrave erdhi pas një vendimi të Gjykatës së Lartë më 14 dhjetor.





