Shkatërrohet një rrjet i trafikut të drogës, sekuestrohen 1000 kg marijuanë dhe armë, nën hetim vihen 61 persona, mes tyre 37 shtetas shqiptarë.
Ky është bilanci i një operacioni antidrogë të koordinuar nga ana e prokurorit të qarkut në Katania në bashkëpunim me skuadrën e Raguzës dhe Guardia di Finanzan e Komos.
61 të dyshuar
Në hetimin e quajtur “Balkan”, ka 61 të dyshuar: 37 shqiptarë dhe 24 italianë. Gjatë hetimit të iniciuar në vitin 2012, janë kryer disa bastisje në qytetet italiane. Më i rëndësishmi ka qenë ai i kryer nga policia e Raguzës dhe Guardia di Finanza e Komos, që çoi në sekuestrimin e 1 ton marijuanë dhe disa armëve të zjarrit të përdorura nga poseduesit për mbrojtjen e drogës.
Hetimet e dy agjencive ligjzbatuese kishin nisur të ndara, por u bashkuan më pas në një dosje që çoi në identifikimin e furnizuesve shqiptarë, raportojnë mediet italiane.
S.L.





