Të gjithë drejt Durrësit për të kaluar këtë të diel përvëluese, por numri mjaft i madh i automjeteve shkakton bllokim të trafikut në akset rrugore që të çojnë drejt zonave turistike.

Lëvizja e mjeteve tek Ura e Dajlanit apo në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit është thuajse e paralizuar.

Automjetet arrijnë të lëvizin vetëm disa centimetra e më pas u duhet të presin sërish.

Dyndja e të gjithëve drejt zonës turistike të plazhit dhe Gjirit të Lalzit ka bërë që për të përshkuar një rrugë që zakonisht bëhet për çerek ore të mbetesh i bllokuar në trafik përreth 2 orë.

E pabesueshme është ajo që po ndodh në autostradën Tiranë-Durrës, sepse vargu i automjeteve është më shumë se 5 kilometra i gjatë.

E njëjta situatë pritet të jetë edhe pasdite, kur pushuesit do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ndiqni pamjet filmike të regjistruara nga gazetarja e DurrësLajm tek Ura e Dajlanit.