26 maj 2015 – Policia italiane ka shkatërruar sot një rrjet të madh trafikantësh, duke çuar në arrestimin e 19 anëtarëve të një grupi droge mes Italisë e Shqipërisë.
Marijuana e ardhur nga Shqipëria dhe kokaina nga Kalabria janë dy kanalet e lëndëve narkotike që kanë cuar policinë italiane të Katanias në arrestimin e 19 personave.
Një vend të rëndësishëm në këtë trafik droge luante korrieri shqiptar Mondi Shyti, 41 vjeç , i njohur me pseudonimin “Rajmondo”. Ai realizonte kontaktet e trafikantëve katanezë me furnizuesit e marijuanës nga Shqipëria, e cila vinte nëpërmjet detit.
Kjo organizatë kriminale që drejtohej nga dy vëllezërit siçilianë Vito e Michele Musumeci, bënte të mundur trafikun e marijuanës e kokainës mes Shqipërisë, Sicilisë e Kalabrisë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/