“Arnimi” i një segmenti të autostradës Tiranë-Durrës ka shkaktuar trafik të rënduar.

Sikundër duket nga pamjet e sjella për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, kjo është situata mbrëmjen e kësaj të mërkure nga Maminasi në drejtim të Shijakut.

Punimet për rehablitimin e kësaj pjese të autostradës ka sjellë si rezultat vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Kujtojmë që, ndërhyrja në autostradë po realizohet me fondet e ARRSH, në vlerën 2 miliardë lekës. Gjerësia e autostradës aktualisht është 18,6 metra, ndërsa pas zgjerimit do bëhet 35,1 metër. 

Zgjerimi i rrugës në lotin e parë nuk do të prekë asnjë ndërtesë dhe as rrugët dytësore, ndërsa ndërhyrja në pjesën tjetër të autostradës nga kthesa e Rinasit në Durrës dhe anasjelltas parashikohet të ndodhë pas vitit 2025.

Bashkë me shtimin e korsive nga kthesa e Kamzës te kthesa e Kasharit, do të bëhet edhe riasfaltim i rrugës ekzistuese.