Trafik mjaft i rënduar në rrugën e Rinasit. Siç shihet nga videot që publikon DurrësLajm, automjete të shumta lëvizin me ngadalë në të dy korsitë e këtij aksi.

Bllokimi i urës së Vorës dhe spostimi i lëvizjes së mjeteve në këtë aks, ka bërë që rruga të përballojë një fluks shumë të madh mjetesh, sidomos atyre të tonazhit të rëndë.

Të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë kaluar sot nëpër këtë aks, kanë mbetur të bllokuar për minuta të tëra në trafikun e rënduar dhe u është dashur kohë e gjatë për të mbërritur në destinacion.