Rikthim masiv i durrsakëve në qytet.

Nga fotot e siguruara nga DurrësLajm vihet re vargu i gjatë i automjeteve që i drejtohen rrugës hyrëse të qytetit bregdetar.

Në unazën e Plepa-Shkozet trafiku është mjaft i rënduar, pasi janë me mijëra automjete që udhëtojnë në drejtim të Durrësit. 

Të enjten nisi "eksodi" masiv i durrsakëve nga qyteti, ndërkohë që mbrëmja e së dielës shënon rikthimin e pjesës më të madhe të familjeve të traumatizuara.