Trafik i rënduar paraqitet pasditen e kësaj të mërkure në lagjen nr.13 të Durrësit.

Situatë e rënduar raportohet nga “Iliria” deri pranë Urës së Dajlanit, si pasojë e një defekti teknik në një automjet, që ishte në lëvizje.

“BMW”-ja me targa belge pësoi defekt dhe si rezultat u ndal për disa minuta në mes të rrugës, gjë që rëndoi trafikun.

4 efektivë policie ndodhen në këtë segment rrugor dhe po punojnë për normalizimin e situatës.