6 persona janë shpallur fajtorë pasi tentuan që të trafikonin emigrantë shqiptarë nëpër anije të tejmbushura npërmes Kanalit Britanik.
Aktiviteti kriminal i bandës, që kishte si baze kryesisht Dymchurch në Kent, u zbulua pas një sërë gabimesh.
Policia ndërhyri ndaj bandës kur këta të fundit nisën të përdornin motorë uji (jet ski) tre vendëshe.
Të dënuarit, sipas asaj që shkruan BBC, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç.
Djali tjetër i Leonard Powell, George, pranoi fajësinë për rolin e tij në këtë organizatë kriminale më 15 Maj. Dy të tjerë, Alan Viles dhe Francis Wade u shpallën të pafajshëm.
Dënimi për 6 të pandehurit do të jepet më datë 21 Shtator.





