14 shkurt 2015 –  Policia ndaloi për kontroll një makinë Fiat 550 në autostradën Breshia-Padova. Në makinë ishin dy persona shqiptari me shtetësi kosovare Qerim Lumi, 37 vjeç dhe shqiptari Paulin Fusha, 37 vjeç.

Pas verifikimeve rezultoi se që të dy kishin precedentë penalë për disa figura krimi, përfshirë dhe trafikun e drogës. Nga një kontroll i kujdesshëm i makinës, u gjetën 4 pako me marijuanë me peshë totale 10,6 kg.  Pakot ishin fshehur në bagazhin e veturës.

Fusha dhe Lumi u arrestuan në kushtet e flagrancës, me akuzën trafik lëndësh narkotike.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/