Guardia di Finanza në Itali ka arrestuar nëntë persona të akuzuar për trafik droge e kontrabandë.
Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për 2 grupe kriminale, të përbëra nga shqiptarë dhe italianë, të cilët merreshin me trafik marijuane nga Shqipëria, dhe kontrabandë cigaresh e alkooli.
Mes të arrestuarve janë një rezident në Lecce, shtatë në Brindizi dhe një në Bari. Hetuesit mësohet se kanë arritur të shkatërrojnë dy grupe të ndryshme, që drejtonin trafikun e drogës dhe shitjen e jashtëligjshme të cigareve.
Detajet e operacionit pritet që të bëhen publike gjatë ditës së sotme.





