Policia italiane ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar droge që kryente trafik kokainë dhe marijuane nga Shqipëria drejt Parmës.

Mediat italiane flasin për katër grupe kriminale shqiptare që dërgonin sasi të mëdha droge në Itali dhe Parma. 

Substancat narkotike përveç Parmës mbërritën gjithashtu në sheshet e tregut të Arezzos. 

Gjatë hetimeve, disa dhjetëra përdorues të drogës u identifikuan, në shumicën dërrmuese të rasteve të kokainës, dhe u bllokua shitja e një sasie droge me vlerë prej afro 200,000 euro në treg.

Në vijim priten detaje të tjera nga policia italiane mbi numrin e të arrestuarve dhe zbardhjen e operacionit.