Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias. 20 persona u arrestuan nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë.
Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuar. Mediat italiane kanë bërë publike emrat e të arrestuarve, mes të cilëve janë 15 shqiptarë:
- 1- Elvis Cafi
- 2- Eqerem Bimi
- 3- Clirim Tafimi
- 4 – Adem Cekorja,
- 5 -Basmir Sylja
- 6- Denis Bimi
- 7 – Emran Morina,
- 8 – Andernes Tomorri
- 9 -Bruno Aliu
- 10- Elvin Tafili
- 11- Abjond Xheka
- 12- Adriano Shabanaj
- 13- Agim Cafi
- 15- Erlin Roci
Gjatë hetimeve prej më shumë se 2 vite e gjysëm janë sekuestruar 13 kg drogë, e tipit heroinë, kokainë e marijuanë, 2 pistoleta, si dhe janë arrestuar në flagrancë 12 persona të tjerë.
Droga trafikohej nga Shqipëria, Hollanda e Sllovenia. Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, një udhëkryq i njohur i trafikut të drogës.
Operacioni është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e Antimafias Italiane. Operacioni i koduar “Evelin” ka vënë hetim dhe 37 persona të tjerë, italianë rumunë e shqiptarë.





