14 korrik 2015 – Ashtu siç dhe pritej, rruga e re paralel me rrethimin e portit inauguruar vetëm pak javë më parë, ka sjellë impakte tepër pozitive në lehtësimin e trafikut rrugor në hyrje dhe dalje të Durrësit. Dhe për këtë, periudha e sezonit turistik kur rritet ndjeshëm numri i automjeteve në qarkullim, është dhe prova më e mirë.

Është vërtet një investim në infrastrukturën rrugore që ia ka vlejtur, me impakt të drejtpërdrejtë jo vetëm në lehtësimin e trafikut rrugor, por edhe në buxhetet familjare pasi u kursen drejtuesve të mjeteve kohë dhe karburant. 

Tashmë dhe rruga e hyrjes tradicionale në Durrës nga Ura e Dajlanit te Stacioni i Trenit është çliruar ndjeshëm nga trafiku i rënduar që e karakterizonte kryesisht në këtë periudhë të sezonit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/