11shtator 2015 – Një superoperacion kundër trafikantëve të veprave të artit e ka quajtur policia italiane zbulimin e grupit prej 52 personash, mes tyre 2 shqiptarë. Ata akuzohen për disa vepra penale, më e rënda ajo e trafikut të pikturave të autorëve të famshëm.
Policia në Rexhio Emilia ka ushtruar kontrolle në banesa apo lokale, duke zbuluar veprat e artit, me vlerë totale në 20 milionë euro. Një prej tyre e Pablo Pikasos, me vlerë 3 mijë euro dhe një e Alberto Burri, vlera e së cilës arrin në 10 milionë euro. Këto vepra po verifikohen nëse janë autentike.
I pyetur për këtë çështje, kritiku i njohur Vitorio Sgarbi, u shpreh se ka shumë mundësi që vepra e Pikasos të mos jetë origjinale.
/portali DurresLajm/