25 mars 2014 – Në datë 23 mars, agjencia e lajmeve “Dyrrah” publikoi lajmin për arrestimin e një 20 vjeçari shqiptar, Artjol Mejdiaj, të cilit policia i kishte gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 260 gr heroinë e pastër dhe një gr kanabis. (shih linkun e lajmit të mëparshëm: http://www.durreslajm.com/aktualitet/artiol-mejdiaj-arrestohet-p%C3%ABr-drog%C3%AB-n%C3%AB-itali )

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, policia ka zbardhur detaje mbi mënyrën e funksionimit të grupit të trafikantëve të drogës, ku bënte pjesë edhe Mejdiaj. Ajo që të bën menjëherë përshtypje është mosha mjaft e re e të tre trafikantëve.

Karabinierët e qytezës së Selvaxanos (Selvazzano) në Provincën e Padovës prej disa kohësh mbanin nën vëzhgim Artjol Mejdiajn vetëm 20 vjec, sepse dyshonin se ai merrej me shpërndarje droge. Nga kontrolli i banesës, ku Artjoli jetonte me vëllain dhe familjarë të tjerë, u gjet vetëm një gram kanabis. Në garazh në motorcikletën pa targa tip “Gillerra” karabinierët i zbuluan 300 gramë heroinë të pastër. Menjeherë karabinierët e arrestuan Artjolin, për mbajtje droge.

Bashkëpunëtorë të shqiptarit ishin një ukrainas dhe një rumun minoren (17 vjeç). Në garazhin e rumunit , i cili kishte rolin e “magazinierit” të drogës në këtë bandë, u gjetën 700 gramë kanabis, 5 gramë kokainë dhe 10 gramë substancë përzjerëse. Bashkëpunëtorit ukrainas 21 vjeçar iu kap një çek bankar me destinacion të ëmën në Ukrainë me vlerë 13 500 euro, që besohen se janë fryt i tregtisë së drogës.

Karabinierët mbetën të habitur nga mosha e re e anëtarëve të grupit si edhe organizimi thuajse prefekt i kësaj bande shpërndarësish droge.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/