Policia e Korçës ka zbardhur detaje të tjera mbi vdekjen e 37-vjeçarit Jani Kollçinaku, nga fshati Miras, trupi i të cilit u gjet i pajetë këtë të shtunë në afërsi të fshatit Zëmblak.
Jani Kollçinaku njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm, pasi ka qenë i dënuar me 6 vjet heqje lirie për trafik lëndësh narkotike.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e autorëve të krimit dhe rrethanave të ngjarjes.