Itali, 25 maj 2014 – Juli, trafikanti shqiptar i drogës, i kishte rënë në sy policisë italiane për shkak të një tatuazhi me dragua, që kishte në trup. Ai po mbahej në vëzhgim të rreptë për t’u kapur në flagrancë nga policia e qytetit të Asisit..

Bashkë me Julin (të gjithë në zonën ku shpërndante e njihnin me këtë emër, aq sa dhe policia italaine nuk bën publik identitetin e vërtetë të tij) u kap edhe një shqiptar tjetër 26 vjeç, të cilit iu gjetën në trup vetëm 3 gramë marijuanë. Kaq mjaftoi nga ana ligjore për të ushtruar kontroll banese.

Gjatë kontrollit të banesës së 20 vjeçarit Juli, karabinierët gjetën dhe sekuestruan 100 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë puro, një peshore precizioni dhe 1 600 euro, që besohet se janë fryt i shitjes së drogës.

Juli, fitimet e drogës i shtonte edhe duke vjedhur banesa. Gjatë kontrollit u gjet një lap-top, disa orë dore të markave të shtrenjta, 3 aparate fotografike, bizhuteri, karta bankomati, 5 celularë etj, fryt i “dy punësimit” të Julit.

Banesa e 20 vjeçarit shqiptar,  me dokumenta i përkiste një shqiptari 40 vjeçar, me precedentë penalë përfshirë një dënim të pakryer prej 3 vjetësh dhe një gjobe prej 1 200 eurosh.

Në tre të mëngjesit kthehet pronari i shtëpisë. Ai ka me vete një shumë të madhe eurosh si edhe një shkop bejsbolli e një hanxhar të llojit maceta në bagazhin e makinës. Policia italiane i prangos të dy.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/