Angli, 30 prill 2014 – “Crime Watch”, emisioni shumë i ndjekur i Televizionit anglez BBC, të martën në darkë ndër të tjera u përqendrua edhe tek 36 vjeçari shqiptar Ardian Bujaj. Gjatë emisionit u bë publike fotoja e tij, me qëllim që kushdo që mund të ketë informacion lidhur me vendndodhjen e tij të njoftojë policinë.
Policia e ka shpallur në kërkim Bujajn që në 11 gusht 2013, sepse dyshohet se ka trafikuar kokainë me vlerë gjysëm milioni stërlina (rreth 1 miliard lekë të vjetra). Në emision u theksua se bashkëpunëtorët anglezë e thërrasin Ardianin me pseudonimin “Albanian Danny”- Deni Shqiptari.
Besohet se Ardiani ka dokumente shqiptare falso, me emër tjetër. Ai gjithsesi më shumë preferon të hiqet sikur është italian dhe ndoshta përdor dokumente identifikimi italiane falso.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





