14 qershor 2015 – Një 35-vjeçare nga Bullgaria, e akuzuar për trafik kokaine, u ekstradua nga Tirana drejt Sofies. Nina Sahatchieba ishte në kërkim, pasi akuzohej për trafikun e 4.1 kg kokainë. Sipas policisë, “autoritetet qjyqësore të rajonit – Ruse/Bullgari, kanë lëshuar në ngarkim të 35-vjeçares, urdhrin e arrestit për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike”. Trafikantja bullgare u kap në aeroportin e Rinasit. Ajo dyshohej se do të gjente strehë në Shqipëri për t’u shpëtuar autoriteteve bullgare.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”