33-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë operacionit policor “Luxury cars” ka rënë në pranga në Portin e Durrësit.

Policia ndaloi F. M., 33 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e proceduar penalisht ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Luxury cars”, për trafikimin në Shqipëri të 2 automjeteve të vjedhura në Itali, me vlerë rreth 280 000 euro, duke iu bërë ndryshime në elementet identifikuese dhe duke i pajisur këto automjete me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.