Gjykata e Tiranes caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi, që abuzoi me një të mitur.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale. Mjeku akuzohet nga Prokuroria për trafikimin e të miturve dhe pornografi.

Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjeçarit.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.