2 gusht 2015 – Pamje të një akidenti të tillë, ku automjeti kalon në korsinë tjetër të superstradës Tiranë – Durrës, mund të ishin evituar, nëse trafikndarësja prej betoni do te ishte 82 centimetra, sipas standardit botëror. Ekspertët thonë se ulja e saj në 60 centimetra, nuk garanton mbajtjen e automjeteve në rrugë në rast përplasjeje. Në vend që të parandalojë rrezikun e aksidenteve, e bën atë më të rrezikshëm

Eksperti Artur Sulçe thote se, jashtë standardit janë edhe gjysmësferat e betonit të vendosura anash autostradës, të cilat duhet të zëvendësohen me barrierë metalike, raporton Tv Klan. Gjithashtu edhe mbjellja e palmave pranë rrugës shikohet me shqetësim.

Jo më larg se pasditen e së shtunës, një automjet kapërceu në korsinë tjetër të superstradës, aksident ky që mund të ndodhë në çdo çast në të gjithë segmentin, nga mbikalimi i Kamzës deri në kthesën e Rinasit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/