GJKKO ka vendosur sekuestrimin e pasurve të Astrit Beqirit, i dënuar për trafik droge. Beqiri është pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian

GJKKO ka sekuestruar automjete, prona dhe miliona lekë, të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Hetimet zbuluan se i pandehuri Astrit Beqiri paratë e ardhura nga krimi kishte mundur ti pastronte duke i investuar në biznes, siç ishte pularia “RENS 2015”, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme etj.

SHKURTIM VENDIMI KONFISKIMI.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e përbërë
prej:
GJYQTARE  –  Flora  Hajredinaj

Asistuar nga sekretare gjyqësore Alma Stafaj, në Tiranë, sot më datë 13.1.2022 përfundoi së shqyrtuari në seancë gjyqësore, kërkesën me  nr.1/2/15 rregjistri themeltar, datë 25.3.2021 që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurori Altin Dumani.

KUNDËR SUBJEKTEVE:

1. Astrit Beqiri, gjykuar në mungesën personale, përfaqësuar në gjykim nga av. Pranvera Doçi, me licensë profesionale nr.131 dhe nr.nipti L32201005F, Dhoma e Avokatisë, Tiranë,  dhe av. Kevin Kosova, me licencë profesionale nr.11113 dhe nr.nipti M02215017A, Dhoma e Avokatisë Tiranë, me adresë selie: Rruga “Reshit Petrela” pallati nr.11, ap.3, kati 2, Tiranë.

2. Amela Kastrati, gjykuar në mungesë, përfaqësuar në gjykim nga av. Idlir Duhanxhi, me licensë profesionale nr.1669 dhe nr.nipti L16518006K, Dhoma e Avokatisë Shkodër, me adresë selie: Shkodër, rruga “Bujar Bishanaku”, ndërtesa 16, hyrja 7, apartamenti 30 dhe av. Eva Gjeta, me licencë profesionale nr. 6496 dhe nr.nipti L38501603S,  Dhoma e Avokatisë, Tiranë, me adresë selie: Pallati 12 katësh, përballë SPAK.

3. Ikbale Kastrati, gjykuar në mungesë, përfaqësuar në gjykim nga av. Idlir Duhanxhi me licensë profesionale nr.1669 dhe nr.nipti L16518006K, Dhoma e Avokatisë, Shkodër, me adresë selie: Shkodër, rruga “Bujar Bishanaku”, ndërtesa 16, hyrja 7, apartamenti 30 dhe av. Kevin Kosova, me licencë profesionale nr.11113 dhe nr.nipti M02215017A, Dhoma e Avokatisë Tiranë, me adresë selie: Rruga “Reshit Petrela” pallati nr.11, ap.3, kati 2, Tiranë.

4. Eri Pelinku (Ergys Elbasani), gjykuar në mungesë, përfaqësuar nga av.Gëzime Buci, me licensë profesionale me nr.8961 dhe nr.nipti L71703050A, Dhoma e Avokatisë, Tiranë, me adresë selie: Tiranë, rruga “Punëtorët e Rilindjes” përballë Parlamentit, Tiranë.

5. Dëfrim Beck (Dëfrim Elbasani), gjykuar në mungesë, përfaqësuar në gjykim nga av. Artan Simoni, me licensë profesionale nr.10964 dhe nr.nipti M02215010M, Dhoma e Avokatisë, Tiranë, me adresë selie: Tiranë, rruga “Bajram Fevzi”, Godina nr.17, Laprakë Tiranë.

6. Ylvije Elbasani, gjykuar në mungesë, përfaqësuar në gjykim nga av.Idlir  Duhanxhi, me licencë profesionale nr. 1669 dhe nr.nipti L16518006K, Dhoma e Avokatisë Shkodër, me adresë selie: Shkodër, rruga “Bujar Bishanaku”, ndërtesa 16, hyrja 7, apartamenti 30  dhe Esmeralda Musallari, me licensë profesionale nr.8639 dhe nr. nipti L71807023C, Dhoma e Avokatisë, Tiranë, Njësia Bashkiake nr.7, Rruga “Studenti”, Godina nr.15/1, Tiranë.

7. Besnik Elbasani, gjykuar në mungesë, mbrojtur në gjykim nga av. Idlir Duhanxhi, me licencë profesioanle nr.1669 dhe nr.nipti L16518006K, Dhoma e Avokatisë Shkodër, me adresë selie: Shkodër, rruga “Bujar Bishanaku”, ndërtesa 16, hyrja 7, apartamenti 30   dhe Remzi Ponari, me licensë profesionale nr.463 dhe nr.nipti K721120015Q, Dhoma e Avokatisë, Tiranë, me adresë selie: Tiranë, rruga “Siri Kodra”, nr.160/1, Tiranë.

8. Afrim Elbasani, gjykuar në mungesë, përfaqësuar në gjykim nga av. Idlir Duhanxhi, me licencë profesionale nr.1669 dhe nr.nipti L16518006K, Dhoma e Avokatisë Shkodër, me adresë selie: Shkodër, rruga “Bujar Bishanaku”, ndërtesa 16, hyrja 7, apartamenti 30  dhe Kristina Marku, me licensë profesionale nr.2840 dhe nr.nipti K77112001K, Dhoma e Avokatisë, Tiranë, me adresë selie: Tiranë, rruga “Skënder Kosturi”, hyrja nr.1, apartamenti 3.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata në bazë të neneve 3, 4,5 pika 3, 6, 7, 11, 12, 21, 22, 24, 27 pika 2 e vijues të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të orghanizuar trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”(të ndryshuar);

VENDOS:

1. Konfiskimin e pasurive, për të cilat me vendimin nr.13, datë 26.9.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda është vendosur sekuestro, si më poshtë:

– Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, e ndërtuar një pulari. Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj, konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:

– Automjet tip “Volksëagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie ËVËZZZ1KZ5Ë124932.

– Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë.

– Automjet, BMË X5, me targë AA323LJ, numër shasie ËBAZË41080L432276.

-Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie ËDB2110261A386862.

– Automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF.

– Pasuria me numër 511+1-10, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-11, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati.

– Shumat prej 173.500(njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) euro dhe 8 629 000(tetë million e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë)lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri, me datë 26.06.2019, në gjendje cash në shtëpi.

– Pasuria me numër 511+1-8, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 41, me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me 06.01.2015, me numër 7860 prot, në emrin e shtetases Ylvije Elbasani.

– Pasuria me numër 511+1-16, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 49, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në vitin 2018, në emër të shtetasit Besnik Elbasani.

– Apartamenti nr.1, kati i 7 (shtatë), me vendodhje Shodër, rruga “Daut Boriçi”, me sipërfaqe banimi 114.27m2, porositur nga shtetasi Afrim Elbasani, më datë 26.01.2017, sipas kontratës së porosisë me Kompaninë “Burimi Constratuion” SH.P.K.

– Sasia prej 15(pesëmbëdhjetë) mijë euro të gjetura cash në banesën e shtetasit Afrim Elbasani, me datë 26.06.2019.

– Automjet tip “BMW” me targa AA710TR, në pronësi të shtetasit Eri Pelinku (Ergys Elbasani).

– Automjet tip “BMW”, me targa AA710GY, në pronësi të shtetasit Dëfrim Elbasani(Dëfrim Bechk).

2. Kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të konfiskuara me këtë vendim.

3. Në zbatim të pikës 1 të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 (i ndryshuar), në lidhje me pikën 3 të nenit 27 të tij, ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi për konfiskimin e pasurive.

4. Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe oficerët e policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.

5. Për Administrimin dhe përdorimin e pasurisë së paluajtshme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

6. Në lidhje me pasuritë: Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik Kompania “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, ku në një sipërfaqe të madhe toke është e ndërtuar një pulari funksionale.
– Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, Pularisë, e ambienteve përreth saj, të konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë: automjet tip “Volksëagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie WVWZZZ1KZ5W124932; automjet, i tipit furgon, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë; automjet BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie WBAZW41080L432276; automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie WDB2110261A386862; automjet, tip furgon,  i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF; pasuria me numër 511+1-10, Zona Kadastrale 3072, Volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-11,  Zona Kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati si dhe shumat prej prej 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë, të gjetura  më datë 26.6.2019 gjatë kontrollit të banesës sështetasit Astrit Beqiri, në gjendje cash në shtëpi, urdhërohet pezullimi i pasojave tё zbatimit të masave tё konfiskimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, për shkak të vendosjes së konfiskimit ndaj tyre me vendimin nr.28, datë 23.3.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 22, datë 27.7.2021 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

7. Shpenzimet gjyqësore si të jenë bërë.

8. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga njoftimi i vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

U shpall në Tiranë sot më datë 13.1.2023.

SEKRETARE                                                                                     GJYQTARE

Alma Stafaj                                                                                  Flora Hajredinaj