Arrestohet në Vlorë një 37-vjeçar nga fshati Kallarat për llogari të drejtësisë maqedonase.

Feim Strataj ishte shpallur në kërkim nga autoritetet maqedonase në vitin 2012, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në shtetin fqinj.

“Më datë 05.12.2012, në aksin rrugor “Oher-Kercovë” Maqedoni, shtetasi shqiptar Feim Strataj është arrestuar nga autoritetet përkatëse pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, kanë kaluar nga Shqipëria për në Maqedoni një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 146 kg e 280 gramë kanabis me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj”, njofton policia.

Autoritetet maqedonase e kanë dënuar Stratajn me 7 vite burg, kohë prej së cilës i kanë mbetur edhe 3 vite burg për të vuajtur.