2 dhjetor 2015 – Ekstradohet një shtetas shqiptar nga Venezuela drejt vendit tonë, i dënuar me 12 vite burg.
Armand Gavelli, 44 vjeç, banues në Berat, u arrestua më 11 mars të këtij viti në Caracas, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Caracas, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, më 23.03.2012, e ka dënuar Gavellin me 12 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.
Armand Gavelli, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë trafikuar Kokainë nga Panamaja në drejtim të Shqipërisë.
/S.L. portali DurresLajm/