Përgjimet e bëra ndaj një shtetasi shqiptar kanë fundosur dy organizata kriminale të trafikuat të drogës. 

Të paktën 29 persona me shtetësi shqiptare dhe të huaj në Itali, duke vënë në pranga. 

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit nga policia Napolit dhe është fokusuar kryesisht në zonën e Sanita. 

Në përgjimet e kryera ndaj shqiptarit është në bisedën e qershorit 2021, ai mësohet se ka marrë në grup një bashkatdhetar që sapo kishte zbritur në Napoli. 

Dy bashkëbiseduesit diskutojnë metodat e transportit të drogës dhe rreziqet ndaj të cilave ato ekspozohen, për shembull, kur droga transferohet në një qese, për shkak të qenve nuhatës të drogës. 

Ata pretendojnë se kontejnerët ofrojnë siguri më të madhe, por vetëm “nën ujë është 100% më e sigurtë, por përshtatet vetëm nga Panamaja”, thonë ata. 

Nisja e nëndetëseve të treguara, Panamaja, nga ana tjetër, konsiderohet si një nga kryeqytetet botërore të kokainës. 

Dy bandat sipas mediave italiane, mësohet se kishin në dispozicion armë zjarri dhe automjete të pajisura me një “sistem fshehjeje” të sofistikuar për trafikimin e tyre.