Personat në foto janë të arrestuarit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, të cilëve iu sekuestruan mbi 10 mijë doza ekstazi. Në kuadër të operacionit “Punisher2” u vunë në pranga shtetasit: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Në një deklaratë për mediet, Policia bëri me dije se droga sigurohej në Kosovë dhe transportohej në vendin tonë përmes linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë, ndërsa destinacion kishte lokalet e natës në Tiranë, zonën e ish-bllokut dhe plazhet në jug të vendit.

Shtetasit e arrestuar u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.