Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafikantësh droge, i cili drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Me urdhër të lëshuar nga Prokuroria e Frozinones janë ekzekutuar 13 urdhër – arreste me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Hetimet kanë nisur në mars të 2018-ës pas sekuestrimit të disa makinave të modifikuara enkas për transportimin e drogës.

Hetimet zbuluan se një grup trafiku i lëndëve narkotike anonim vepronte në komunat Alatri, Fiuggi, Ostia,  Ferentino e Frozinone.

Grupi e trafikonte drogën jo vetëm në këto komuna, por edhe në veriun e Italisë.