Policia italiane në bashkëpunim me policinë e Londrës ka shkatërruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një grup kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikun e emigrantëve klandestinë shqiptarë nga Italia drejt Britanisë së Madhe.
Në sajë të operacionit "Toëer Bridge", në pranga ranë 8 persona, shtetas italianë e shqiptarë, me akuzën e trafikut të emigracionit klandestinë, falsifikim dokumentash e mashtrim të akteve zyrtare.
Operacioni i policisë së Romës ka mundur të zbardh skemën e aktivitetit kriminal të këtij grupi.
8 të arrestuarit kishin krijuar një urë të vërtetë lidhëse mes Italisë dhe Britanisë së Madhe për të favorizuar emigrimin ilegal të emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.





