Karabinierët e Bastia Umbrias arrestuan një 30-vjeçar shqiptar në Itali, i akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe trafikim.
Efektivët vëzhguan shoferin e një makine me qira, duke i dhënë dy doza kokaine një të riu në zemër të qendrës historike, pranë një klubi të frekuentuar nga të rinjtë vendas.
Oficerët menjëherë kapën blerësin, i cili u raportua administrativisht në Prefekturën e Peruxhias për përdorim personal të narkotikëve. Tregtari i dyshuar, tashmë i njohur për forcat e rendit, u gjet dhe u arrestua.
Ai iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit dhe iu gjetën në posedim 600 euro, të cilat u sekuestruan dhe me shumë gjasa përbënin të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm.
30-vjeçari, në bazë të provave të mbledhura kundër tij, u arrestua dhe pas përfundimit të procedurave formale, u mbajt në qelitë e paraburgimit të kazermave në stacionin Santa Maria degli Angeli, në pritje të zhvillimit të gjyqit të shkurtuar, informon media italiane.
Gjykatësi i Gjykatës së Peruxhias, duke e vleftësuar arrestimin, e dënoi në një proces të përshpejtuar me 6 muaj burgim dhe një gjobë prej 1500 eurosh.





