Aleksandër Pemaj është dënuar me burgim të përjetshëm për trafikun e 1.2 ton kokainë nga ishulli St. Vincent në Karaibe drejt Greqisë.

Operacioni e ka zanafillën në vitin 2020 teksa Pemaj u arrestua në cilësinë e organizatorit.

Bashkë me të edhe 4 të tjerë janë dënuar nga Gjykata greke me burg të përjetshëm.

8 të pandehurit e tjerë u dënuan me 12 deri në 18 vjet burg.

Kokaina u kap në Greqi, në  Agios Vikentios në Astakos, Etoloakarnania në 2020 teksa Sandër Pemaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë greke.

Ai ka qenë disa herë në burg, madje emri i tij njihet gjerësisht për përplasjen me armë me policinë greke në lagjen Virona të Athinës, ku protagonistë ishin dhe Marian Kolaj që u vra më pas në kufirin greko-shqiptar dhe Nikolla Todi që u ekzekutua në vend.

Në operacion morën pjesë dhe dy policë të infiltruar që dëshmua dhe në gjyq ndaj të akuzuarve teksa në transportin e drogës ishin përfshirë disa shqiptarë.