Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si “Ben Çami”.
Ai është arrestuar si organizator i trafikut ndërkombëtar të drogës të mbetur në tentativë tri ditë më parë, pasi dyshohet si organizator i trafikimit të 570 kg kanabis që u kap në doganën e Kapshticës.
Gjykata e vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë të Ben Çamit, megjithatë e la në burg pasi ka prova të mjaftueshme.
Si pjesë e këtij rrjeti, janë arrestuar edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkëpunëtori tjetër Janaq Kaçeli, të dy banues në Durrës. Edhe për këta dy të fundit, Gjykata dha po të njëjtën masë, “arrest me burg”.
Mësohet se Ben Çami në kartelat e policisë njihet edhe me emrin Artan Shabani dhe rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata e Krimeve të Rënda brenda këtij 10-vjeçari.