Ambasada e SHBA-së në Shqipëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se Washingtoni është i përkushtuar të punojë me Tiranën për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimit të parave.

Po ashtu DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë me personelin, duke lënë të dhënat e kontaktit celular dhe e-mail.