Detaje të reja zbulohen nga hetimi i prokurorisë së Tiranës, e cila ka arrestuar një prej personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të trafikut të drogës Gjermani e Zvicër.

Sipas prokurorisë 2 drejtuesit e grupit janë në vendin tonë, ndërsa mësohet se zyrtari i implikuar është zjarrfikësi Ndriçim Harka, i cili dyshohet se është kryesuesi i grupit të trafikantëve. Ndërkohë një tjetër i dyshuar mësohet se është larguar drejt Greqisë.

Gjithsej janë 7 persona pjesë e grupit, 5 të arrestuar në Zvicër.

Mësohet se bisedat janë kryer nga numra celularë shqiptarë dhe se trafiku kryhej që në vitin 2015.