·       Deputeti Kruja përshëndet marrjen e masave nga Forcat e Armatosura dhe kërkon fillimin e menjëhershëm të hetimit parlamentar

Tiranë, 3 maj 2014 – Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Keltis Kruja përshëndeti Forcat e Armatosura për marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve dhe dëshmive të shumta se kjo infrastrukturë mund të jetë përdorur nga narkotrafikantët. Por sipas tij, këto masa nuk mbulojnë dot përgjegjësinë e dyshes Rama – Meta. 

“Masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të forcave tona të armatosura, anëtarë të NATO-s. Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogës. Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë, nuk mund të bëhet pa dijeninë dhe implikimin e qeveritarëve”,tha Kruja.

 
Deklarata e plotë e deputetit Keltis Kruja

Partia Demokratike përshëndet forcat e armatosura për reagimin e tyre, dhe marrjen e masave fizike për pamundësimin e fluturimeve të dyshimta në Gjadër, pas informacioneve dhe dëshmive të shumta se kjo infrastrukturë mund të jetë  përdorur nga narkotrafikantët.

Masat e marra do të ndihmojnë në mosdëmtimin e mëtejshëm të imazhit të vendit dhe të forcave tona të armatosura, anëtarë të NATO-s.

Por betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogës. Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë,  nuk mund të bëhet pa dijeninë  dhe implikimin e qeveritarëve.

Ndaj Partia Demokratike kërkon fillimin sa më shpejt nga puna të të komisionit parlamentar hetimor, në mënyrë që të zbardhet mekanizmi dhe të dalin përgjegjësitë për trafikun e drogës.

Hetimi dhe dalja e përgjegjësive është në të mirë të interesit publik, është në të mirë të vendit.

Ballafaqimi me këtë aferë, mund të prishë rehatinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij, por lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe parandalimi i përsëritjes së kësaj dukurie të rrezikshme, janë më të rëndësishme se interesat personale të dyshes Rama-Meta.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/