DURRËS, 27 korrik 2013 – Fundjava në portin e Durrësit është e mbingarkuar me punë sidomos në terminalin e trageteve. Sipas evidencës zyrtare të Autoritetit Portual të Durrësit, të përditësuar ora 9:26, të shtunën më 27 korrik 2013, po punohej në kalatat 2 dhe 6 për shkarkimin e anijes Sormovskiy 45 me 3200 tonë grurë rus dhe anijes K-River që mbërriti në orën 8:30, po të shtunën, me 186 copë kontejnerë. Ishte gati për t’u nisur që në orën 23:15 të së premtes anija Medazov Rosa me 152 copë kontejnerë. Ndërkaq në radë prisnin radhën për t’u shkarkuar edhe dy anije me kontejnerë: në kalatën 6, Pagola, që ka mbërritur të premten ora 1:20 pas mesit të natës të datës 26 korrik me 14 copë dhe MSC Jilhan, që ka mbërritur ora 17:00 të datës 25 korrik 2013 me 400 copë kontejnerë. Po ashtu më 30 korrik pritet të mbërrijë anija Vega Aquila me 377 copë kontejnerë. Siç shihet, terminali përkatës është tepër me leverdi dhe prandaj është marrë me koncesion nga turqit e “Kurum”-it! Po ashtu priten të hyjnë për përpunim dy anije me melaminë, më 27 korrik Suurhusen S me 2663 tonë dhe më 28 korrik anija Nestor me 2413 tonë. Është interesant fakti me import-eksportin e çimentos: më 30 korrik parashikohet të hyjë në kalatën 10 anija Demetrios B, që do të ngarkojë 5100 tonë çimento të papaketuar (rinfuso) prodhim vendi për eksport, kurse nga ana tjetër, më 29 korrik anija Ibla sjell në kalatën 2 nga importi 4809 tonë çimento me thasë. Kurse në kalatën 11 të koncesionit gjerman parashikohet që më 29 korrik të ngarkohen për eksport 2600 tonë krom.
Tragetet
Sipas përditësimit të orës 12:26 të 27 korrikut 2013, në portin e Durrësit ndodheshin 4 tragete të linjës Durrës-Bari. Rigel I hyri në orën 7:30 dhe u nis me 20 minuta vonesë ora 10:20; AF Claudia Prima hyri ora 7:55 dhe u nis me 15 minuta vonesë ora 10:15; Bridge hyri ora 9:24 dhe u nis me 2 orë e 20 minuta vonesë, ora 12:20; AF Marina hyri ora 9:40; parashikohet të mbërrijë trageti Bariora 20:00, kurse AF Michela dhe Ionis parashikohen të mbërrijnë ora 21:00. Ora 14:00 pritet të vijë trageti AF Francesca i linjës Durrës-Ankona. Trageti Red Star I i linjës Durrës-Brindisi u nis në mesnatë, ora 0:15, ose 45 minuta para orës së parashikuar që ishte 1:00.
Në hartë pozicioni i anijeve në portin e Durrësit sipas sistemit automatik të identifikimit ora 12:12 datë 27 korrik 2013
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





