9 korrik 2015 – Policia u ka rekomanduar qytetarëve që udhëtojnë drejt Durrësit, të përdorin jo vetëm autostradën Tiranë-Durrës, por edhe rrugën e vjetër, aksin Tiranë-Ndroq-Plepa.

Kjo për shkak të trafikut të rënduar gjatë sezonit turistik. Gjithashtu dhe gjatë fundjavës, policia ka bërë të ditur se, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugët urbane.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/