Trafiku dhe rradhët e gjata kilometrike, kanë pushtuar ditën e sotme aksin kombëtar që lidh Tiranë me Elbasan. Trafiku ka filluar që në orën 12:00, ndërsa qarkullimi i automjeteve në segmentin nga Tuneli i Krrabës deri në Rrethrrotullimi i Bradasheshit është shumë i ngadalësuar.
Shkaku kryesor i kësaj situate është fluksi i lartë i automjeteve, pasi shumë qytetarë zgjedhin të largohet nga kryeqyteti dhe të kalojnë fundjavën në qytete të tjera. Në zonën e njohur si “Hinka e Bradasheshit” në dalje të autostradës drejt Elbasanit, paraqitet problematika më e madhe pasi fluksi i lartë i automjeteve krijon radhë kilometrike dhe bllokime të shumta.





