Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin për 7 të arrestuarit dy vjet më parë për trafikimit e 2 tonë e 530 kg drogë drejt Italisë. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në portin e Ankonës në Itali në 9 janar 2017.

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 15 vite burg Euron Hotin, 13 vite Malton Lleshin dhe 16 vite Aurel Lazen, por për shkak të bashkëpunimit u dënua me 2 vite.

Ndërkohë, Gjykata dënoi me nga dy vjet burg 3 punonjësit e doganës, konkretisht Gëzim Dervishin, Agron Kapllanin dhe Mikahil Hilën, ndërsa Altin Katundi është shpallur i pafajshëm.

Grupi u hetua dhe gjykua për trafikimin e lëndës narkotike, e cila kaloi me portin e Durrësit, por u sekuestrua në Ankona të Italisë. Në lidhje me të njëjtin rast trafiku, është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Felaj.