30 korrik 2015 – Policia e Tiranës ka përfunduar me sukses operacionin “Diva”, duke goditur një grup kriminal i akuzuar për trafik të personave të rritur.
Pas një pune intensive, policia arrestoi ditën e djeshme 4 persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.
Në pranga ranë:
Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,
Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,
Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë.
Ndërsa, janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet, E. F., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe B. D., 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Më 23 maj të këtij viti, 6 shtetasit e mësipërm, duke përfituar nga gjendja shoqërore e një vajze, shtetases A. F, e kanë trafikuar atë në Greqi, në ishullin Kos, ku më pas ajo është shfrytëzuar për arsye prostitucioni në klubet e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të këtij viti.
Hetimet vijojnë dhe të gjitha materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Për Krimet e Rënda.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/