Në portin e Cagliarit janë shfaqur këto ditë delfinët.

Tani që lëvizja e trageteve dhe anijeve është pothuajse paralizuar tërësisht, delfinët jo vetëm kanë ardhur pranë bregut, por duket edhe sikur luajnë me personin që i filmon, siç dëshmohet në këtë video të publikuar në Facebook dhe të parë shumë herë, nga përdoruesit e internetit.