Durrës 8 korrik 2014 – Disa nga sitet më prestigjoze, që mbulojnë fushën e pushimeve, turizmit apo dhe të transpotit detar të pasagjerëve dhe mallrave kanë dhënë si lajm pozitiv futjen në tregun shqiptar të trageteve të kompanisë “ Anek Lines “. Kjo kompani greke tragetesh e themeluar në vitin 1966 kryesisht mbulon linjat, që lidhin portet e bregdetit grek si Pireu, Patrasi apo Igumenica me ishujt grekë. Linja, gjithashtu mmbulon edhe lidhjen e këtyre porteve greke me Italinë, kryesisht duke përdorur tragete të klasit “ Super fast ferries “ d.m.th. tragete të shpejta. Sitet italiane “ Agenzia di Viaggi ”, “ Travel Quotidiano “ dhe “ Guida Viaggi “ e trajtojnë si dicka pozitive hyrjen e “ Anek Lines “ në linjat e trageteve, që lidhin Shqipërinë me Italinë. Konkretisht Trageti “ M/N Ierapetra “ i rinovuar në vitin 2006 do të udhëtojë tre herë në javë në itinerarin Bari-Durrës-Bari.Kjo linjë filloi udhëtimin në këtë itinerar, që nga 1 korriku 2014.
Liberalizimi i linjave te trageteve sidomos të atyre, që lidhin Durrësin me Barin ka cuar në uljen e cmimeve të biletave duke mbrohjtur xhepat e pasagjerëve. Përgjithsisht cmimet në Durrës janë 60-70% më të ulta sesa cmimet e biletave të linjës Tivar-Bari të Malit të zi, ku tregu i udhëtimeve me traget është fare i pa liberalizuar. Cmimet e biletave nga portet greke si psh. Igumenica apo Patrasi janë edhe më të lira sesa cmimet e biletave Durrës-Bari, ndonëse distance Greqi-Itali është më e madhe. Në tragetet greke ka përgjithsisht më shumë komoditet sesa ato , që lidhin Barin me Durrësin. Shumica e trageteve greke janë të klasit “ Superfast “, gjë që shkurton shumë edhe kohën e udhtimit sipas motos: koha është flori.
Si konkluzion mund të themi, që një liberalizim më i thellë i linjave të trageteve, që lidhin Durrësin, por edhe Vlorën me portet italiane, pa dyshim do të cojë në ulje të cmimeve të biletave, në përmirësim të komoditetit dhe pse jo në vendosje tragetesh të klasit “ Superfast ”, gjë që do shkurtojë shumë kohën e udhëtimit.





