Prej 15 ditëshit të dytë të Qershorit çmimet e biletave në linjat e trageteve që operojnë nga Durrësi drejt Barit kanë pësuar ulje të ndjeshme. Në uljen e çmimeve ka ndikuar jo pak edhe shtimi i konkurencës me hyrjen në treg të dy trageteve të tjerë për sezonin veror.

Një prej trageteve ka ardhur nga qyteti i Vlorës dhe pronari ka bërë licensimin në linjën Durrës Bari . Trageti tjetër është marrë me qera nga një tjetër kompani që opron prej shumë vitsh por që ka probleme financiare. Në Durrës operojnë 6 kompani lundrimi, por 5 ushtrojnë aktivitetin, për shkak se një kompani me pronarë vendas i ka dy tragetet në remont, dhe pritet që brenda pak ditësh të nisë sërish aktivitetin . Kompanitë në total kanë 12 tragete,  ku pjesa më e madhe e tyre janë marrë me qera nga vende të ndryshme, kryesisht të komunitetit Europian.  11 tragete ushtrojnë aktivitetin në linjën Durrës-Bari dhe një traget në linjën Durrës-Ankona. Ndërsa në linjën Durrës-Trieste është në linjë një anije RO RO, që transporton mjete transporti nga birgjet italianë drejt Durrësit. Mesatarisht në sezonin veror në Durrës vijnë çdo ditë tre tragete, ndërsa në fundjavë numri i tyre dyfishohet.

Shqetësimi i kompanive vendase

Gjatë stinës së dimrit në linja janë vetëm dy tragete të dy kompanive, të cilët e kthejnë në monopol çmimet e biletave dhe të transportit të kamionave. Licensimi i trageteve është e drejtë ekskluzive e Ministrisë së Transporteve e cila jep ok për hyrjen e trageteve të rinj në linjat ujore.  Por gjatë stinës së verës në linja hyjnë tragete të tjerë të marrë me qera, të cilët ushtrojnë aktivitet sezonal, për shkak të fluksit në rritje të pasagjerëve dhe të mallrave nga dy brigjet e Adriatikut. Kompanitë të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë stinës së vështirë të dimrit, licensimin e trageteve vetëm për stinën e verës e shikojnë si prishje të regullave të konkurencës, për faktin e thjeshtë se në verë është tregu i punës i sigurtë, ndërsa në stinën e dimrit, punohet për të mbajtur linjat . Megjithatë vitit i fundit ka qënë tepër domethënës për linjat e trageteve sepse blllokimi i trageteve të linjës Vlorë-Bari solli një fluks të madh pune në portin e Durrësit. Disa prej drejtuesve të komanive të lundrimit, në këtë stinë shqetësim kryesor ngrejnë uljen drastike të cmimeve nga një prej trageteve që sapo ka hyrë në linjën Durrës-Bari. Kompania, e cila nuk vijonte aktivitetin prej disa muajsh për shkaqe të remonteve të 2 trageteve që ka patur në qarkullim, deri 6 muaj më parë, mori një traget me qera nga Greqia, i cili u fut në linjë në 15 Qershor. Kjo kompani uli cmimet biletë vajtje, deri në 19 Euro për person cka bëri që të gjtha kompanitë e lundrimeve të ulin çmimet në të njëtën kohë, për shkak të konkurencës.

Por drejtuesit e këtyre kompanive shprehen se trageti që ka ardhur nga Greqia ka një bilanc të madh humbjesh për shkak të krizës në vendin fqinj. Trageti gjatë vitit të shkuar ka shkaktuar një humbje financiare prej 1.7 milionë Euro, ndërsa edhe kompania e cila e ka marrë me qera ka një bilanc negativ prej 220 milionë lekësh ndaj Autoritetit Portual të Durrësit. Kompanitë e lundrimeve të Durrësit ende jo fort të konsoliduara dhe të mbrojtura nga efektet e krizës ekonomike, i druhen krizës që mund të importojë kjo kompani prej vendit të origjinës Greqisë. Ardian Muka një prej bashkëpronarëve të kompanisë Albania Ferries, thotë se ‘’të gjtha strukturat vendase duhet të jenë shumë të vëmendëshme dhe të kujdeshme, në rastet kur kompanitë e huaja kanë borxhe dhe detyrime të pashlyera në masë të madhe. Licensimi i këtyre kompanive përbën rrezik për tregun e brishtë vendas, i cili pëeson jo pak tronditje ekonomike, nga futja në treg e trageteve dhe kompanive me probleme financiare, të cilat hyjnë në treg, ulin në masë të madhe çmimet, dhe dalin me humbje, duke mos llogaritur kostot e mëdha të shpenzimeve që nisin nga karburanti, taksat detyrimet dhe fuqinë punëtore. Kjo i shakton pasoja të rënda edhe kompanive ekzistuese, nëse në treg do të futeshin kompani të falimentuara, ose që përcjellin prej vendeve të origjinës siç është Greqia krizën ekonomike të tyre.

Shqetësimi i kompanive ekzistuese ngrihet edhe në një pikë tjetër

Gjatë muajve shkurt dhe Mars të këtij viti bllokimi i lundrimeve të mallrave dhe të pasagjerëve në Portin e Vlorës solli  dyndje në Portin e Durrësit, dhe shtim të volumit të puës për kompanitë e lundrimeve  të cilat dukshëm kanë rritur nivelin e të ardhurave në masën 20%.  Për  gati një muaj, i gjithë volumi i shkëmbimit tregëtar dhe të pasagjerëve u krye nga porti i  Durrësit. Këto kompani menjëherë rritën çmimet, duke dëmtuar rëndë biznesin e transporteve.

Në këto kushte me dhjetëra kompani transportesh të kamionave e trajlerave që vijnë nga Europa në Shqipëri, u përballën me vështirësi të mëdha që në në zinxhirin e hallkave   rëndojnë jo vetëm mbi ta, por edhe mbi biznesin dhe mandej mbi konsumatorin. Pikërisht kjo situatë e rëndë vazhdimisht ka sjellë  reagimin e kompanive transportuese nga Porti i Durrësit, shqetësim i ngritur gjerësisht, por që deri tani nuk ka gjetur zgjidhje. Këto kompani që  lidhin dy brigjet e Adriatikut nga Italia në Durrës dhe anasjelltas, gjatë stinës së dimrit shkurtojnë  numrin e trageteve në linjat  detare, me rënien e fluksit të pasagjerëve. Vetëm dy tragete në ditë nga katër të tillë që operonin për cdo ditë në linjat që lidhin Durrësin me Barin, dhe Ankonën  mbajnë linjat , ndërsa kërkesa është e madhe në këtë transport nga transportuesit me kamiona. Jo vetëm që abuzojnë me cmimet si për pasagjerët ashtu edhe për transportin e mallrave, por në këtë pikë, nuk respektojnë asnjë kontratë për të përmbushur kërkesat e tregut. Por kaotike është  situata për kompanitë  transportuese, të cilat punojnë për të tretët ose subjektet private, pasi me dhjetëra kamionë që importojnë  mallra drejt vendit tonë shpeshherë, bllokohen në shtetin italian, duke pësuar mjaft humbje për eksportuesit shqiptarë, të cilët, në mungesë të trageteve midis 2 brigjeve të Adriatikut janë bllokuar në portet e vendeve fqinjë. Minimalisht cdo kompani lundrimesh duhet të kryejnë 5 prekje (lundrime ) në muaj kundrejt garancisë prej një shume jo më të vogël se 100 mijë Euro me Portin e Durrësit. Por këto kontrata nuk lidhen midis palëve duke shkaktuar kaos dhe anomali të cilat rëndojnë dukshëm mbi biznesin vendas.

Situata aktuale

Çmimet e biletave të udhëtimit me tragete nga porti i Durrësit që nga mesi i Qershorit, kanë pësuar një ulje të ndjeshme si pasojë e konkurencës mes kompanive private të lundrimit. Specialistët e agjencive të udhëtimit pohojnë se rënia e çmimeve ka nisur   dhe udhëtarët që preferojnë të udhëtojnë me tragete, mund t'u drejtohen porteve italiane me çmime 30-50% më të ulta, karahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar. E njëtë paraqitet sitauta edhe për transportuesit e mallrave. Kompanitë që kanë sjellë tragete të reja në linjë, kanë ulur cmimet për të joshur sa më shumë klientë. Megjithatë, në mesin e dytë të muajit korrik pritet një rritje cmimesh, si rezultat i fluskit të shtuar. Sipas drejtorisë rajonale të Policisë së Kufirit dhe Migracionit, gjatë këtij viti  në portin e Durrësit janë përpunuar rreth 890 tragete.  Një pjesë e udhëtarëve   i “blejnë” biletat on-line duke shmangur agjencitë dhe duke marrë informacionet e nevojshme nga interneti.

Shtimi i numrit të kompanive ka ardhur si pasojë e politikave që Autoriteti portual në Durrës aplikon për këto biznese. Pagesat vjetore të tarifave ndaj Autoritetit portual ka bërë që  kompanitë lundruese t'a shohin Durrësin si port të përhershëm, duke rritur ndjeshëm numrin e trageteve që operojnë. Si rrjedhojë, tragetet dhe katamaranët janë të shumtë   në periudhat e pushimeve të verës dhe dimrit. Për ekspertët, edhe kriza ekonomike globale është një element tjetër që i jep vlerë Durrësit si një port i favorshëm, ku kompanitë e huaja të lundrimit në kushtet e konkurencës, nuk duan të vonohen më. Rritja e numrit të trageteve ka ndikuar në rritjen e konkurencës, që është reflektuar në uljen e çmimeve dhe në përmirësimin e shërbimeve.  Këtë e ndjejnë më shumë udhëtarët, veçanërisht ata që për motive pune udhëtojnë shpesh me tragete. Të tjerë ofrojnë biletat e kabinave të klasit të parë me të njejtin çmim me të cilin një kompani tjetër ofronte vetëm udhëtimin në poltronë. Kjo situatë  pasqyron rënien e monopoleve, çka lehtëson udhëtarët shqiptarë dhe të huaj që shfrytëzojnë lundrimin me tragete, veçanërisht përparësinë e transportit me to edhe të automjeteve të çdo lloji.

Në një intrvistë për Dyrrah, kapiteni i Portit të Durrësit Hysni Aruci deklaroi se tregu vendas është i mbrojtur nga kriza, për vetë faktin se licensimi i trageteve nga Ministria e Transporteve ka vendosur cmime tavan, cka do të thotë, se mbi këtë cmim asnjë prej kompanive nuk mund të presë bileta, as për pasagjerët dhe as për mjetet, ndërsa nëse i ulin cmimet, ato do të tarifohen, për cmimet tavan të parapërcaktuaraë në kontartën e lidhur.

Zoti Aruci në Durrës kanë nisur të shtohen linjat detare, për sezonin veror. Sa kompani janë të licensuara? 

Aktualisht operojnë 5 nga 6 komapnai me 12 tragete në linjë. Vetëm komania me pronarë vendas nuk ka filluar aktivitetin sepse tragete janë në remonit dhe priten ti shtohen trageteve që lundrojnë . kompanitë lundrojnë sipas një grafiku të përcaktuar, ku disa kompani kanë 3 prekje në javë për traget, ndërsa disa kompani 4 herë prekje në javë për traget. Gjatë periudhës së fluksit, dyfishohet numri i lëvizjeve, sepse sapo mbërrijnë tragetet niesn sërish të mbushur.

Së fundi kanë hyrë dy tragete në linjën Durrës Bari. Kush e bën licensimin e tyre?

Lishencimi i tyre bëhet nga Ministria e Transporteve por njëkohësisht aplikojnë edhe tek  Drejtoria e Përgjithshme Detare. Në fillim lidhin një kontratë me Autoritetin Portual dhe më pas me dokumentacionin teknik të anjeve, të pronësisë etj, dorëzohen tek Drejtoria e Përgjithshme Detare.. nëse  dokumentacioni është i plotë i përcillet Ministrisë së Transporteve, dhe kjo e fundit jep lejen e ushtrimit të aktivitetit. Së fundi ka hyrë një kmpani e re, që ka një traget dhe ka ardhur nga linja e Vlorës, me të gjithë dokumentacionin e duhur. Tragetet janë të gjithë me qera nga  operatorët e lundrimit.

Tragetet që operojnë, sa i përmbushin standartet e lundrimit? A është bërë kontrolli i këtyre mjeteve lundruese përsa i përket sigurisë së lundrimit? Çfarë moshe kanë tragetet që operojnë në linjat e Durrësit me Italinë?

Tragetet janë të viteve të prodhimit  75-  85. Të gjithë tragetet plotësojnë kushtet e lundrimit, sepse kontrollohen nga italianët. Ata kanë kontrolle të rrepta. Linjat tona janë me shtete komunitare si Italia,  dhe ata janë të rreptë në këtë drejtim. Nëse një mjet nuk plotëson kushtet ata nuk të japin çertifikatat për kontrollin teknik, nëse një mjet vjen me çertifikata kontrolli të bardha nga shteti italian, atëherë lejohet nga insticionet tona të ushtrojë veprimtarinë.

Sa të mbrojtur janë kompanitë që operojnë gjatë gjthë vitit?

Çmimet janë tavan të vendosura në kontratën dhe licensimin që u bëhet nga ministria e transporteve për sezonin e ulët dhe sezonin e lartë. Me sezon të ulët nënkuptohet cmimi gjatë muajve të vitit normal, ndërsa me sezon të lartë në sezonin e dimrit dhe të verës kur shënohet fluks. Asnjë prej kompanive nuk mund të marrë  më shumë se   cmimin e biletës të përcaktuar në kontratë, sepse në rastin më të parë të konstatimit, penalitet janë shumë të rënda. Kjo është konkurenca,  brenda këtyre cmimeve të përcaktuara në 5 kategori të ndara, kompanitë mund të thithin tregun e pasagjerëve dhe të transportit të mallrave. Ashtu si për pasagjerët edhe për mjetet cmimet janë të ndara në 5  kategori, me kabinë, të klasit të parë, të dytë të tretë, pa kabinë, në poltron, dhe biletë e thjeshtë që do të thotë në karrige. Bileta,  nga e thjeshta deri tek e klasit të parë varjon 29 Euro vajtje ardhje deri në 107 euro. Në kontratë gjithashtu janë të përfshira edhe automjetet nga veturat autorimorkio deri në 3 metra, minibus, autorimorkio 6 metra, 8 metra etj, motovikletë autobus etj, që nisin nga 82 Euro për veturë dhe sipas gjatësisë e tonazhit për mjetet e tjera.

Tashmë nga 10 korriku pritet që të futemi në sezonin e lartë. Në një prej kontratave të një kompanie, thuhet se cmimi i biletës i ndarë sipas kategorive varjon në Kabinë A2 A3 A4 80 Euro vajtje Ardhje. Ndërsa në pikun  sezonit bileta për një pasagjer, është e përcaktuar 107 euro Vajtje -Ardhje. Në kategorinë e dytë çmimi i biletës varjon nga 64 Euro në 92 Euro vajtje ardhje. Në kategorinë e tretë çmimi varjon nga 53 Euro në 70 Euro. Ndërsa bileta e thjeshtë nga 29 Euro në 37 Euro maksimumi.



 

Tragetet që dalin nga aktiviteti në vendet e rajonit Europian pas dekadash të tëra aktiviteti kalojnë në linjat e vendeve jashtë BE. Një gjë e tillë vërtetohet në portin e Durrësit ku tragetet që operojnë kanë moshë  të madhe, dhe për dekada kanë lundruar, në vendet fqinjë.     Liberalizimi i tregut në portin e Durrësit ka sjellë si rezultat që të gjithë këta tragete të cilët nuk lundrojnë më në vendet e tyre  të origjinës të kalojnë në tregun shqiptar, ku edhe kërkesa është e madhe dhe fitimet të sigurta. Këto tragete që në pjesën më të madhe nuk do të lejoheshin të lundronin në asnjë prej vendeve të komunitetit Europian, ndërsa në Shqipëri e kanë më të thjeshtë operimin në këtë treg, ku kërkesat e janë më vogla. Megjithatë duhet thënë që Durrësi ka komunikim me portet italianë dhe siguria e mjeteve lundruese çertifikohet nga agjensitë italiane, të cilat janë rigoroze në drejtim të kontrolleve teknike dhe të sigurisë së tyre për lundrim.