Trageti i Brindisit në Vlorë është 6 orë me vonesë për tu nisur.

Mësohet se kjo vonesë ka ardhur për shkak të fluksit të shumtë.

Në portin e Vlorës kanë mbetur të moshuar dhe fëmijë, të cilët po presin prej 6 orësh për tu ankoruar.

Ende nuk dihet se sa do të vazhdojë kështu kjo situatë, ndërkohë që nuk ka asnjë njoftim në lidhje me ankorimin e tragetit.