8 gusht 2015 – Agjencia e lajmeve “Dyrrah” ka mësuar se deri në orën 12:00 të mesditës të së shtunës 8 gusht 2015 trageti-kroçierë “Rhapsody” qëndron që nga ora 20:14 të 7 gushtit 2015, i stopuar në portin italian të Barit (shih detajin nga harta me plan-vendosjen, marrë me AIS-Sistemi i Identifikimit Automatik).
Trageti italian me flamur maltez “Rhapsody”, që duhej të hynte në linjën Bari-Durrës-Bari qysh më 31 korrik 2015, pas riparimit në Gjenova, që do të nisej më 8 gusht 2015 për në Durrës, ia ka lënë punën tragetit tjetër të së njëjtës kompani të madhe GNV “Snav Lazio”. Ky i fundit është nisur nga porti i Barit të shtunën, 8 gusht 2015, në orën 3:57 të mëngjesit dhe ka mbërritur në portin e Durrësit në orën 11:47.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se kur do të hyjë trageti “Rhapsody” në linjën Bari-Durrës-Bari. Ndoshta autoritetet kompetente të Apenineve në Bari nuk kanë përfunduar kontrollin për standardet e sigurisë në “Rhapsody”. U ble në gjendje të keqe nga GNV-ja pas “Waterloo”-së që pësoi 3 vjet më parë në Marsejë të Francës kur “Rhapsody” quhej “Napoléon Bonaparte”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





