Gjatë fortunalit të sotëm, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet (litari lidhës me kalatën).

“Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes.

Pas këtij momenti, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit.

Jemi në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës.“- shkruan në rrjete sociale Autoriteti Portual Durrës.