Një akrobat i Cirque du Soleil ka vdekur gjatë një spektakli në Tampa, Florida, në SHBA. Arstisti, Yann Aranud, ka rënë ndërsa po interpretonte një numër akrobacie në ajër. I transportuar në spital, ai ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
“Familja e madhe e Cirque du Soleil është e tronditur për këtë tragjedi”, – ka komentuar Daniel Lamarre, president i grupit. Artisti francez, 38 vjeç, po interpretonte kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në tokë pa ndjenja.
Procedurat e emergjencës kanë qenë të menjëhershme dhe Yann është transportuar në spitalin më të afërt, ku ndërroi jetë pas plagëve të marr”, – ka shpjeguar kompania në një komunikatë.