Një burrë që banonte në një ishull të vogël grek, në Dodekanez, nuk i duroi dot komentet e hidhura dhe stigmatizimin e komunitetit vendas pas publikimit të një videoje me djalin e tij.
Shkak ishte se në ishullin e vogël doli një video e filmuar celulari ku tregonte djalin e tij që kishte një lidhje me një burrë tjetër, raporton gazeta Dhimokratiki tu Rodou.
Lokali i fshatit ishte bërë qendër thashethemesh ku shumëkush komentonte duke qeshur dhe duke përdorur komente seksiste. Kjo situatë e shtyu fatkeqin t’i jepte fund jetës.
Rasti ka marrë përmasa të mëdha dhe është përhapur me shpejtësi në ishujt përreth, ndërkohë që hetimet paraprake po kryhen nga Drejtoria përkatëse e Policisë.





